Shtohen zërat për hyrjen e Bjellorusisë në luftë, ministri rus takon Lukashenkon

Ministri i Brendshëm rus Sergei Shoigu dhe presidenti bjellorus Lukashenko u takuan në Minsk për të diskutuar operacionet ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Çdo ditë e më shumë përhapen zëra se Bjellorusia do të hyjë zyrtarisht në luftë. Lukashenko është shprehur se nëse Ukraina dëshiron të luftojë deri në fund, kjo është çështje dhe e drejtë e tyre.

Rusia nga ana tjetër vijon të zhvendosë trupa në vijën e frontit dhe nuk ka shenja se Moska dëshiron të ulë tensionet.

Moska ka në kontroll mediat dhe është e vështirë të kuptosh nëse shoqëria ruse vijon të mbështesë Putin edhe pas operacionit të mobilizimit të detyruar.

Edhe pse trupat ukrainase arrijnë fitore të vogla në terren, frontet duken se janë të qëndrueshme.

Trupat ruse vijojnë të godasin duke bombarduar infrastrukturën civile në disa qytete.

Shumë ushtarë mbeten të plagosur e të vrarë në terren. Në qytete si Bakhmut, spitalet janë të tejmbushur./euronews.al/