BIOLOGJI – VAZHDIM
RRUGA PËR SHUMIM E NGJALËS
Shkruar nga: prof. dr. M. Musai
Tani në Drinin e Zi janë të ndërtuara pesë diga të hidrocentraleve , dy në R. e Maqedonisë, diga e “Glloboçicës” dhe e “Spiles”, kurse në R. e Shqipërisë janë tre: “Vaut të Dejës”, “Komanit” dhe “Fierzes”.
Në dalje të qytetin të Strugës është i ndërtuar dajlani prej 1968, i cili paraqet një burg më vehte, për lëvizjen e kontrolluar të gjith peshqve. Përmes dajlanit, në mënyrë shumë të ashpër bëhet pengimi i lëvizjes të lirë të peshqve, por veçanërisht të ngjalave.
Numri ose fondi i ngjalave në ditët e sotme në Liqenin e Ohrit, nuk është as për së afërti, me numrin e atyre viteve, kur kishte lëvizja të lirë ujore. Tani në liqenin e Ohrit, hidhen peshq të vegjël prej 35 deri 50 gram dhe ngjala të vogla me gjatësi deri 15 cm.
Në liqeni e Ohrit për çdo vit, në stinën e pranverës, hidhen lloje të troftave, prej Institutit Hidrobiologjik në Ohër por në veçanti prej pllenishtes së Shumit, hidhet numër i konsiderueshëm i troftave, gjithashtu hidhen edhe ngjala të vogla të cilat sigurohen prej Ministrive përkatëse të Maqedonisë Veriore, kështu bëhet e mundshme rritja e troftave dhe ngjalave. Ngjlat pas 20 vjet jetë aktive, arrijnë peshë deri në 2 kg. dhe gjatësi mbi një metro.
Ngjala është banore e ujrave të njelmëta dhe ujërave të ëmbla, frymëmarjen e kryen përmes branshive. Por ngjala jeton shumë gjat në ambient pa ujë, kjo i mundëson kalimin e atyre vendkrizave ku nuk mund të ngjiten përmes rrugës ujore.
Trupi i ngjalës ka pamje të zgjatur në formë të gjarprit, nga ana shpinore ka ngjyrë të gjelbërt të errët ngjyrë ulliri, e cila mandej gërshetohet deri në ngjyr kafe të errët, ndërsa nga ana barkore, ngjala ka ngjyrë të bronzit dhe të verdhë dhe trupi mbulohet me luspa shumë të imta të cilat janë të futura shumë thellë në lëkurë. Tërë trupi i ngjalës është i rrëshqitshëm prej jargëve që ka. Paisja e lëkurës me gjëndrra jargore, të cilat taisin jargë, ngjalës i mundëson që të rrëshqasi në ato vende të cilat janë terene të papërshtatshme për notim, pra janë terene tepër te thyera dhe shumë të larta si dhe uji kalon me shpejtësi shumë të madhe, nëpër ujëvare. Të shumtën e rasteve ngjalat dalin prej shtratit të lumit dhe tentojnë të bëjnë lëvizje aktive nëpër vende me bar ose vende me lagështi, por është interesante se ngjalat e zgjedhin kohën kur bije shi ose terenin ku bari është i lagur me vesë, që sa më pak të harxhon jarg, pra ngjalat u largohen atyre vendeve, ku nuk mund të lëvizin, për arsye se është e pamundshëm depërtimi përmes ujit të Drinit të Zi.
Trupi i ngjalës në gjoks afër qafës ka dy flatra mirë të zhvilluara dhe më shumë se gjysma e trupit ka pendla të ngjitura në pjesën shpinore dhe ate barkore, të cilat përfundojnë me bishtin e ngjalës. Ngjala është notues i shkëlqyer, i zotëron të gjitha vendet e rrezikshme për notim.
Ngjala maksimaisht rritet në gjatësi prej 1,5 deri më 2 m, kurse në peshë arrin deri në 6 kg. Ngjalën më shpesh e gjejmë në ujrat e R. së Maqedonisë Veriore, sidomos në Liqenin e Ohrit dhe ujra tjera. Ngjala ka mish shumë të shijshëm, prandej ka vlera shumë të madhe ekonomike dhe ushqimore. Ngjala gjuhet me rrjeta speciale por me shumicë gjuhet në dajlanin e Strugës, i cili është i ndërtuar në Drinin e Zi, në pjesën veriore të daljes së qytetit dhe atë kur ngjalat nisen për shumim në rrugën dasmore drejt Adriatikut për në Detin e Sargasit, aty rreptësisht ndalohen. Kjo lëvizje kaq interesante dhe intimisht e organizuar mirë, ndodh dy herë në vjet, në vjeshtën e vonshme dhe pranverë deri në muajin maj.
Ngjala adaptohet shumë shpejt në kushte për jetes të re, prandaj ajo mund të jetojë në ujëra të ëmbla, të pastra por edhe në ujëra të njelmta të cilat sollventitetin e kanë deri në 45 %.
Në kushte të caktuara kur ka lagështi ngjala mundet të jetojë më shumë se 24 orë jashta ambijentit ujor, por, kuptohet nëse koha është e freskët dhe ambijenti me lagështi.
Ngjala brenda 7 deri 9 vjetë, mundet të rritet der në 1,5 kg, kështu e arrinë pjekurinë e plotë seksuale. Ngjalat femra rriten në ujra të ëmbla ndërsa shumimin e kryejn në ujra të njelmët në temperaturë prej 20 deri 27 ˚C, poashtu në një thellësi prej 400 metra, kurse uji të jet i njelmët prej 36 deri më 37 % , shumimi kryhet gjatë muajve të pranverës, të shumtën e rasteve në pjesën veriore të Oqeanit Atllantik ( në Detin e Sargasit ) dhe atë ndërmjet pikës 22˚ – 23˚ të gjërësisë veriore, kurse 40˚- 65˚ të gjërësisë lindore.
Pra shumimi kryhet më së shumti gjatë muajit shkurt dhe zgjat deri në fundt të muajit prill.
Ngjalat femra pasi ti ken hedhur hikrat largohen dhe shkojn ngjalat meshkuj për ti fekonduar duke hedhur spermën mbi ta. Pasi të jet kryer hedhja e hikrave dhe fekondimi, ngjalat bashkarishtë largohen prej vendit për shumim dhe shkojnë pak më larg e presin ngjalën mashkull. Pasi ngjala mashkull hikrat i ka stërpik me spermë, tël dyja ngjalat ëargohen prej aty, dikundi largë dhe bashkarisht vdesin – cofin, në dashuri të përjetshme dhe ashtu krijohen male të tëra me ngjala të cofta, prej atyre ngjalave të cilat e kanë kryer shumimin seksual.
Vlera mesatare e numrit të ikrave që hedh një ngjalë femër, sillet rreth 1.000.000 hikra, të cilat kanë madhësi prej 1mm.Veza e fekonduar ngrihet lartë drejtë sipërfaqës së ujit të detit, por përsëri qendron në një thelësi prej 300 m nën sipërfaqe. Mandej pasi larvat e vogla kan çelë edhe matutje qëndrojnë nën sipërfaqe të ujit prej 300 m, ata mandej vazhdojnë të notojnë, fillojnë të bëjnë një jetë aktive. Larvat e posaçelura të ngjalës kanë formën e gjethes së shelgut. Madhësia e larvave të ngjalës fillimishtë është prej 5 mm. Larvat e ngjalave me këtë madhësi ngriten më lartë drejtë sipërfaqës së detit por nën thellësi prej 50 m. Larvat për çdo ditë rriten dhe në ato momente arrijnë madhësi prej 2.5 cm. Të gjitha larvat e ngjalës rrijnë bashkë afër njëra tjetrës dhe të duket se kanë krijuar një trup të përbashkët ose një bashkësi shumë të madhe. Trupi i tyre është i tejdukshëm sikur të jenë prej kristali ose qelqi. Me këtë madhësi dhe formë të gjethes së shelgut ngjalat e vogla shpërndahen gjithë andej përmes rrymave të Golfit të ujit dhe e kalojnë tër perioden e zhvillimit. Atëherë kur larvat e vogla të ngjalës arrijnë formen e ngjalës së vërtetë, kopjet e ngjalave të vogla mblidhen në pellgun e lumejve të cilët derdhen në detra prej aty ato depërtojnë në ujin e ëmbël të lumejve, kjo periudhë u takon muajve të pranverës.
Ngjalat në ato ujra të ëmbël posaçërishtë në Liqenin e Ohrit qendrojnë deri në periudhen e plotë të pjekurisë seksuale, pra pasi ato e ndiejn vehten seksualisht të pregaditura, kjo periudhë mund të zgjasi prej 10 deri 15 vjet.Mandej ngjalat pasi seksualisht të jenë të pjekura dhe kan një peshë prej 1,5 deri 2 kg, ato e lëshojnë Liqenin e Ohrit përmes Drinit të Zi. Por kjo kryhej kur drini i zi nuk kishte pengesa për lëvizje të lirë. Rruga dasmore e ngjalës fillimisht mbarote në Detin Adriatik. Të gjitha ngjalat pregaditen për një rrugë shumë të gjatë dhe të mundimshme, këtë rrugë nuk mund ta përballon dhe kalojë ndonjë peshk i lloit tjetër.
Ngjala është një grabitqare më vehte e cila e grabit ushqimin natën, zakonisht ushqehet natën në errësirë, kurse gjatë ditës është e mbuluar me diçka ose e zhytur në lym në fund të liqenit ose futet në ndonjë vrimë. Ushqimi i preferuar ose kryesor i sajë janë organizma shtazor, larvat e ndryshme, krymbat, butakët, gaforrët, peshqi më të vegjël etj.
Kohën e fundit për kultivimin e ngjalës ka interes të veçantë sidomos për mishin e sajë shumë të shijshëm dhe leverdinë ekonomike, prandaj ajo në ditët e sotme praktikohet që të kultivohet në kushte të organizuara artificiale të cilat mundësojnë një rritje shumë të shpejtë dhe me shumë sukses.
Mishi i ngjalës është shumë i krëkuar për shijshmërinë që ajo ka, prandej kërkohet prej konsumatorëve. Sidomos shumë e kërkuar është ngjala e tymosur, prandaj ngjala si e tillë kultivohet me të madhe në Evrop dhe lindjen e largët. Yndyra e ngjalës përmban lloj më vefte të yndyrës Ω3 (omega tre), e cila për shëndetin e njeriut ka vlera të mëdha fiziologjike, i lufton yndyrërat tjera organike të cilat anë shkaktare të infarktit dhe çrregullimeve të tjera.
- Pamja fillestare e ngjalave të vogla të posaçelura, të cilat kan trup të tejdukshëm si qelq ose si me qen prej kristali. Fillimisht u duken sytë, enët e gjakut, boshti kurrizor dhe fijet nervore.
- Pamja e zmadhuar e larvës së ngjalës, kur ajo është e madhe prej disa milimetra.
- Rruga dasmore e ngjalës prej liqenit të Ohrit deri në Detnin e Sargasit.