Në Londër të Britanisë së Madhe sot janë mbajtur protesta për shkak të rritjes së faturave të energjisë dhe rritjes së kostos së jetesës, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat u organizuan në kuadër të fushatës “Warm This Winter (Ngrohtë këtë dimër) me qëllim ndërgjegjësimin për kostot e jetesës, emergjencat klimatike dhe krizat energjetike. Pjesëmarrësit e fushatës duan të ndikojnë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë duke investuar në burime të rinovueshme të energjisë, më të mira për njerëzit dhe planetin.
Në protesta u tha se autoritetet duhet të marrin masa urgjente për t’iu mundësuar qytetarëve ta kenë ngrohtë këtë dimër si dhe të ulet varfëria.