BIOLOGJI
FAM: ANGUILLIDAE – NGJALË
NGJALA – Anguilla anguilla Linnaeus 1758
Shkruar nga: prof. dr. M. Musai
Ngjala bën pjesë në grupin e peshqve të familjes Anguilidae, të cilat për nga pamja, mënyra e të ushqyerit, dallohen prej grupeve të peshqve të tjerë. Për fat të mirë ngjala është banore e liqenit të Ohrit. Por kam përmendur shpesh herë se liqeni i Ohrtit nga të gjitha anët është i izoluar me tokë, e vetmja rrugë ujore e cila e lidhën liqenin e Ohrit, me Detin Adriatik ka qen lumi Drini i Zi. Drini i zi ka qen arteria e vetme ujore, që i ka mundësuar lëvizjen e lirë pa pengesa ngjalës, për nevoja ushqimore si dhe për tu shumuar deri në Detin e Adriatik.
Ngjala për tu shumuar deri në Detin e Sargasi, ban udhëtim prej disa mijëra kilometra. Ajo rrugë është shumë e gjatë përplot sakrifica, prandaj quhet “rruga dasmore” e ngjalës. Kjo rrugë kaq e gjatë ka ekzistuar dhe është respektuar deri sa ka pasur lëvizje të lira në Drinin e Zi.
Por gjat rrjedhjes së lumit të Drinit të Zi. janë ndërtuar pesë diga të hidrocentraleve (dy në R. e Maqedonisë Veriore dhe tre në R. e Shqipërisë), të cilat diga janë pengesa serioze për moslëvizje të lira, për të gjithë hidrobiontet, por në veçanti për ngjalen.
Në botë ka disa lloje të ngjalave, por në liqenin e Ohrit rritet ngjala – Anguilla anguilla Linnaeus. Kjo ngjalë shumohet vetëm në Detin e Sargasit, kurse ngjalat tjera shumohen në Madagaskar, në Oqeanin Indian dhe në disa vende tjera të Oqeanit të Qetë.
Rruga dasmore e ngjalës së Ohrit Anguilla anguilla, për tu shumuar ka misterin e vetë, ajo rrugë është shumë e gjatë dhe e mundimshme, prandaj ka shumë mendime, teza dhe hipoteza prej ihtiologëve të ndryshëm, të cilët japin konkluza dhe analiza shkencore, për shumimin natyral të ngjales.
Ngjala në liqenin e Ohrit, ka arrdhur për tu rritur me madhësi trupore shumë të vogël prej 5 cm gjatësi, me peshë trupore prej disa gram.
Ngjalat pasi arrin deri në Detin Adriatik, ata i afrohen deltës së lumit të Drinit të Zi. Aty ngjalat ndahen në dy gjini, të gjitha ngjalat e gjinisë mashkullore vazhdojn të rriten në Detin Adriatik në ujë të njelmt, kurse ngjalat femra e vazhdojnë rrugën për të arritur deri te liqeni i Ohrit. Ngjalat sipas praktikës kan udhëtuar vetëm natën, dhe aq ngjeshur sikur sheh një trup në vehte, pra shumë afër njëra pran tjetrës. Ngjalat edhe pse aq të vogla dhe të pafuqishme ndaj pengesave ujore, duke ba përpjekje të vazhdueshme, ata kan arritur në liqenin e Ohrit.
Ata në liqenin e Ohrit i kan të gjitha kushtet për rritje, pra rritja e tyre fillimisht është e ngadalshme, pastaj vazhdon rritja me përmasa më të shpejta duke e rritur peshën dhe gjatësinë trupor.
Ngjala është mishngrënëse – carnivora, ushqehet me peshq të vegjël, krymba, guaca, kërmij larva ujore, gaforre uji, etj. Aktivitetin jetësor më shumë e ban në zonën litoroale dhe pasi rritet më shumë gjendet edhe në zonen sublitorale. Ajo futet në zall brenda dhe e nxjerr jasht vetëm kokën, duke i ndjek peshqit për tu ushqyer. Aktiviteti vjetor më i madh i ngjales është prej muajit maj, deri në tetor, pastaj ajo dimëron deri sa mbaron dimri. Ngjala për 10 vjet mund të arrij pesh prej nji kile, diçka edhe më shumë. Por kur ngjalat kalojnë peshën trupore prej një kile e gjysëm dhe diçka më shumë, ata e lëshojnë liqenin e Ohrit dhe vazhdojnë rrugën dasmore të tyre për tu shumuar.
Prandaj ngjala rrugën dasmaore e fillojnë në vjeshtën e vonë ose në pranveren e hershme, në mënyrë shumë dendur e lëshojnë liqenin e Ohrit, duke udhëtuar deri në Detin Adriatik.
Në Detin Adriatik, në deltën e lumit të Drinit të Zi, i presin ngjalat meshkuj, të cilët bëjnë lëvizje dhe kërkojnë partnere, për ta vazhduar rrugën për dy vjet e diçka deri në Detin e Sargasit.
Ngjalat meshkuj janë maksimalisht me trup të gjatë prej gjysëm metre, me peshë trupore disa qinda gram prej 600 deri në 800gramë. Meshkujt aty në deltë bajn vallzime tipike për ta tërjequr dhe dashuruar partneren. Ngjala femër e cila e zgjedh mashkullin, i ofrohet i fal dashuri dhe ai e pranon dashurinë prej saj, ashtu bashk marin marshutën e gjatë të udhëtimit për dy vjet e gjysëm udhëtojnë bashk.
Pra ata bashk udhëtojn nëpër Detin Mesdhe, udhëtojnë drejtë grykës së Gibllartarit. Pastaj prej aty ata dalin në hapsirën e pafund, të Oqeanit Atllantik.
Bashk të dyja ngjalat, si dashor me besë, udhëtojnë nëpër Oqeanin Atllantik, drejt Sargasit, nëpër atë rrugë të mundimshme në thellësi prej disa mijëra metre, si dhe nëpër ato errësira të padukshme si dhe gjat kohë pa ushqime. Poashtu këtë rrugë kaq të mundimshme e kalojnë me shumë sakrifica, prej peshqve më të mëdhej, por me bindje, dashuri për tu shumuar ata e realizojnë qellimin dhe arrijn deri në Sargas. Gjat gjithë asajë kohe dhe atij udhëtimi, ata piqen seksualisht, femrës i zhvillohen ovariumet dhe fillon ti rrise hikrat deri në 8 mm të vogla, kurse mashkullit në farorë i zhvillohen qelizat seksuale mashkullore spermatozoidet. Pra të dy kan aftësi të pjekur për shumim natyral.
Në fotografi ngjalat femra të pregaditura për udhëtim dasmor, por ata ndalen në Dailanin e Strugës, ku bëhet gjuetia e tyre e organizuar..
NË VAZHIME DO TË KENI RASTE, TË NJIHENI PËR KULTURËN DHE ORGANIZIMIN JETËSOR TË NGJALËS.