Flamujt kuq e zi zbukuruan çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët në nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit Kombëtar. Aktivtitet e shuma rikthyen historinë e kësaj date të rëndësishme duke kujtuar emrat më të veçantë të saj si Ismail Qemali e Isa Boletini të cilën 110 vite më parë ngrit në Vlorë flamurin kuq e zi duke shpallur pavarësinë e shtetit shqiptar.
“Unë isha Ismail Qemali, e ngritëm flamurin e Shqipërisë në Vlorë. Ne, si fëmijë nuk duhet ta harrojmë këtë festë për shqiptarët”.
“Unë isha Marigona. Ajo qëndisi flamurin e Shqipërisë në 28 Nëntor. Edhe unë kur do të rritem do ta qëndis edhe një flamur”.
“Kisha rolin e Isa Boletinit. E ndihmova Ismail Qemalin që të shkoj në sheshin e Vlorës për ta ngritur flamurin në Vlorë”
“28 Nëntorin u’a uroj të gjithë shqiptarëve anembanë botës, Uroj të gjithë shqiptarët që mos ta harrojnë kombin e tyre dhe të festojnë festat e bukura që kemi ne shqiptarët”.
Në Tetovë, 110 nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë defiluan drejt sheshit Iliria për të improvizuar ngritjen e flamurit kombëtar.
“Normalisht që ishte ndjenjë e bukur. Sepse është edhe përfaqësimi i gruas shqiptare që ka ndodhur në gjitha eventet, sikurse në ngritjen e flamurit në Vlorë po ashtu edhe në krijimin e alfabetit”.
“Ka qenë një kënaqësi e veçantë sidomos për neve të dyja që ishim përpara. Përgëzime edhe për djemtë dhe për gjithë që morën pjesë”.
Akademi solemne me rastin e ditës së flamurit u organizua edhe në Shkup nga BDI-ja. Manifestime të ngjashme u organizuan edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë dhe komuna tjera. /Alsat.mk