Italia përfshihet nga moti i keq, 8 persona të zhdukur

Tetë persona rezultojnë të zhdukur në Itali, pas rrëshqitjes së dheut që përfshiu ishullin Ischia në rajonin e Napolit.

Mes të zhdukurve është një familje me tre anëtarë me një foshnjë të porsalindur dhe një 25-vjeçare.

Pritet që numri i të zhdukurve të rritet, pasi dëmet në banesa nga përmbytjet nuk janë të pakta.

Shumë banorë të ishullit nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre dhe pak më parë është evakuuar një hotel, me tridhjetë turistë.

Për shkak të motit të keq dhe shirave të furishme në zonë ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike./euronews.al/