Parashikimi i motit për ditët e ardhshme në RMV

Përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore nesër do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa të dielën dhe të hënën paradite do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut.

Siç paralajmërojnë nga DPHM, në male dhe në viset më të larta reshjet do të jenë kryesisht të borës ku do të formohet shtresë dëbore.