Banka Popullore-Maqedoni: Këtë vit e mbyllim me inflacion prej 14.3 %

Rritje të prodhimit të brendshëm bruto nga 2 në 2.3 për qind këtë vit dhe inflacion prej 14.3 për qind, parashikon Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Guvernatorja, Anita Angellovska – Bezhoska, tha se projeksionet vjeshtore janë përkeqësuar në krahasim me ato të muajit prilli si rezultat i rritjes çmimit të energjisë elektrike dhe gazit në nivel global.

“Tek inflacioni, pas rritjes së shpejt gjatë këtij viti, pritet një një ulje graduale vitin e ardhshëm dhe veçanërisht në periudhën afatmesme kur presim që të kthehet në mesataren historike të para pandemisë. Rreziqet e projeksioneve vlerësohen si dukshëm në rënie dhe lidhen me mjedisin e jashtëm, veçanërisht me rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe me implikimet në tregjet globale të produkteve bazë dhe në rritjen e ekonomisë evropiane. Ky kontekst i pasigurt global potencon nevojën edhe më tej udhëheqje me politika të kujdesshme”, tha Anita Angellovska Bezhoska, guvernatore.

Gjatë vitit të ardhshëm, Banka Popullore parashikon që inflacioni të zbresë nga 8 deri në 9 për qind në varësi të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, rënies së çmimeve të produkteve bazë si dhe subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike për industrinë prodhuese.

Në 2024 inflacioni pritet të ulet në 2.4 për qind dhe në 2 për qind në vitin 2025. Gurverantorja Bezhovska Angellovska tha se në kushtet e rritjes së presioneve inflacioniste Banka Popullore do të shtrëngojnë politikën monetare.