Ylber Sela ndau disa çmime mirënjohjeje për kujdesin ndaj gjuhës shqip

“DITËT E DREJTSHKRIMIT” 

🖊

U zhvillua sot në #COD dita e dytë e veprimtarisë kushtuar shqipes së njësuar, në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Tema që u trajtua, ishte “Shqipja standarde te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, për të cilën folën: prof. dr. Valbona Toska, Zëvendësdekane në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, prof. dr. Ylber Sela, Drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Shezai Rrokaj, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në ASHSH dhe prof. dr. Tomor Plangarica, kërkues shkencor në ASA dhe profesor i disiplinave gjuhësore dhe letrare në INALCO në Paris.
Në përmbyllje të takimit, z. Ylber Sela ndau disa çmime mirënjohjeje për kujdesin ndaj gjuhës shqipe dhe për kontributin e dhënë me anë të organizimit të kësaj veprimtarie: Qendrën për Hapje dhe Dialog, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, prof. dr. Emil Lafen dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtjan.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania