ALFABETI I GJUHËS SHQIPE, VIADUKT ME CIVILIZIMIN!

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE, VIADUKT ME CIVILIZIMIN!


Njerëzit me ideal i hapin rrugët e reja! Ato që e kanë treguar rrugën e drejtë, çdo herë kanë ndjekës! Njeriu i cili në errësirë e ndez qirinë, ka vlerë më të madhe se ai i cili është në pritjen e natës me hënë të plotë! Ato që e miratuan alfabetin e standardizuar, e hapën rrugën për ardhmërinë krijuese! Populli që ka dëshirë për të krijuar ai ka të drejtë të jetë i gëzuar! Koha dhe energjia e harxhuar për krijimin e alfabetit, popullit i dha forcë për ta ndryshuar veten,për ta jetësuar bukurin e krijimtaris shpirtërore! Populli ka diçka të çmuar të cilën duhet të ruaj në këtë jetë, sot dhe nesër “mbretërin e shkronjave”,alfabetin bërthamën e kulturës! Kombi ka nevojë për një gjuhë dhe për një alfabet. Të parën e kërkon zemra, të dytën e kërkon mendja! Gjuha dhe alfabeti nuk i takojnë vetëm të kaluarës, por edhe të sotmes, rrojnë bashk me ne! Ato janë realitet i gjallë dhe kuptimplotë “mjalti” i përhershëm në gojën e çdo intelektuali, fshatari, studenti, poeti,shkrimtari, filozofi…!Gjuha i përket botës sonë të brendshme, është simboli ynë i përkryer, “flaka e përjetshme” në çdo vatër,ku kultivohet trashigimia kulturore!

-Prof.Muhamet Borova