Koalicion pro evropian, në emër të integrimit

Pushteti bën thirrje për bashkim në emër të integrimit evropian. Të pyetur se sa bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në pushtet me LSDM-në është i rrezikshëm në të ardhmen kur dihet që jemi në pluralizëm dhe në zgjedhje mund të ndryshojë realiteti, nuk ka përgjigje të prerë. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se partive shqiptare nuk u bëhet thirrje për të hyrë në Qeveri për unifikim në aspektin ekonomik, por për tu unifikuar drejt krijimit të strategjisë për anëtarësim në BE.

“Nën një është ndryshimi i kushtetutës. Ndryshimi i kushtetutës i cili duhet të ndodh në 12 muaj e ardhshëm, aq sa në një mënyrë është edhe mandati i mbetur i kësaj Qeverie, nënkupton që duhet të gjejmë forcë duke u ngritur mbi komoditetin partiak, mbi interesat partiake, por të pozicionohemi karshi një interesi të madh strategjik siç është vazhdimi i bisedimeve me BE-në”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Osmani shtoi se partitë politike në vend, bashkërisht duhet të krijojnë edhe strategjinë e Skriningut, i cili duhet të bëhet në fillim të negociatave me BE-në, nëse vendi dëshiron që të anëtarësohet deri në vitin 2030. Nga LSDM, thotë se unifikimi i partive drejt rrugës së BE-së do të kontribuojë në integrimin më të shpejtët të vendin.

“Thirrja nuk është që të jenë pjesë e Qeverisë, thirrja është që të mbështetet procesi evropian, pikërisht ne si parti jemi themelues të konceptit ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe ky koncept edhe sot e kësaj dite avancohet dhe trajtohet. Nuk shoh asnjë rrezik që të gjitha partitë politike që janë përcaktuar se e mbështesin rrugën evropiane, pa dallim a janë opozitë ose pjesë e shumicës në Kuvend dhe ti mbështesin të gjithë proceset brenda Kuvendit dhe jashtë tij që shteti jonë të bëhet sa më shpejtë anëtare e BE-së”, u shpreh Darko Kaeski, LSDM.

Një ditë më parë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi, zgjerimin e Qeverisë e cilësuan si koalicion pro evropian, pasi sipas tyre, vendi ndodhet në momente kyçe në rrugën drejt Evropës./Alsat.mk