Afaristi Mendi Qyra në emision Biznes Plus në TVM2 theksoi se për momentin më e lehtë është që të rinjë të marrin një vizë punë për në Gjermani sesa në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij situata me fuqinë punëtore në Maqedoni është alarmante.
“Situata me fuqinë punëtore është alarmante , për çdo ditë kërkojmë punëtorë nga enti për punësim por nuk gjejmë dot”-deklaron nënkryetari i OEMVP-së Mendi Qyra në emisionin Biznes Plus. Pengesë tjetër është edhe marja e lejës për punëtorët nga Kosova, Shqipëria, Sërbia dhe Turqia ku sipas tij më lehtë merr një vizë pune në Gjermani sesa në Maqedoni.
“Pjesa dërmuese e punëtorve nuk punon me dokumentacion të rregult. Është shumë më e komplikuar për të marrë një vizë pune në Maqedoni sesa në Gjermani, atje procedurat për marjen e lejes për punë janë lehtësuar ndërse tek ne është shumë problematike. Kërkojmë që vizat e punës ose të hiqen ose të lehtësohen procedurat për marjen e vizave të punës, që së paku vendet për rreth si Shqipëria, Kosova të mund të komunikojnë punëtorët dhe të punojnë në mënyrë legale” – ka theksuar mes tjerash Qyra.