Shumica parlamentare refuzoi propozimet e VMRO-së si masa kundër krizës

Pushteti ka refuzuar të gjitha propozim ligjet e VMRO-së të propozuara si masa kundër krizës ekonomike dhe energjetike në vend. Deputetët e mazhorancës, pasi refuzuan propozimin e opozitës, miratuan propozim ligj me të cilin vaktet e studentëve do të subvencionohen deri në mars të vitit të ardhëm.

“Ata mendojnë më ndryshe, ata nuk duan të ndihmojnë qytetarët dhe ekonominë. Kolegët deputet të pushteti sot përsëri e refuzuan propozimin tonë për rritjen e mjeteve për vakt të subvencionuar të studentëve nga 120 në 160 denarë, edhe një herë dëshmuan se nuk kujdesen për studentët dhe se ajo e ashtuquajtur marrëveshje e para dy ditëve, ishte vetëm teatër dhe përpjekje për marketing për përfitimin e pikëve politike”, u shpreh Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska, gjatë propozimit të ndryshimeve të ligjit aktual tha se veprojnë sipas kërkesës së studentëve.

“Propozojmë vetëm ndryshim të nenit 11 paragrafeve 1 dhe 2, ndryshimet janë të vogla dhe do të thotë vazhdim në mënyrën e njëjtë të subvencionimit të vaktit studentor, për të gjithë studentët e përfshirë të cilët në këtë periudhë, sipas analizave tona janë 31 mijë studentë, dhe kjo të vlejë deri në mars të vitit 2023”, tha Zhaklina Llazarevska, LSDM.

Në seancën e sotme, pushteti refuzoi edhe ligjet tjera anti-krizë të opozitës si propozim Ligjin për fundjavë pa TVSH, propozim ligjin për akcizat me të cilat do të uleshin çmimet e derivateve të naftës dhe propozim ligjin për tatimin progresiv./Alsat.mk