Prof. Dini Muça – QYTETI IM KA SHUMË QEN

QYTETI IM KA SHUMË QEN

Shtohen qentë si minj
në këtë qytet plot qen,
kafshojnë në mes të ditës
ama tinëz!

Ky qytet me qen
humbi besnikërinë rrugëve
pa trajektore,pa simetri.

E ne qençe flasim,
se ka qen shumë!

Ka shumë qen ky qytet
e shumë pak njerëz.

E qençe flasim
…………..kafshojmë
…………..hamë
…………..flejmë
…………..dhisemi.

Qyteti im me shumë qen
e me pak njerëz!

U bë pis qyteti im!

Bashqeni rend pas brekëve të kuçkave!

Vite të tëra,
se gjejmë një ujk,
ama ujk qafëtrashē.

Qyteti im mbeti me shumë qen
me besnikëri të vrarë,
me besnikëri të gozhduar!