Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër Z.M.(17) dhe N.A.(22), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e tre veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”. Ata, në periudhën nga data 1 deri më 11 nëntor 2022, me përdorimin e forcës fizike dhe mjeteve të përshtatshme, kanë hyrë me dhunë në objekte afariste në zonën e Strugës dhe në mënyrë të paligjshme kanë marrë më shumë sende. Në atë mënyrë, të denoncuarit kanë përfituar dobi pasurore jashtligjore prej rreth 180.000 denarë. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami
Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve shpërthyese”, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër M.Ç( 43) nga fshati Drasllajcë i Strugës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër të gjyqit , oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë ,,Walter ,, të kalibrit 9 mm dhe 10 gëzhoja të gjahut me kalibër 16 mm që ai posedonte në mënyrë të paligjshme. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami