“Shteti dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë vendime të vështira dhe bënë kompromise për të qenë pjesë e NATO-s dhe sot janë përballë një sfide të re me procesin e integrimit evropian”, theksoi sot ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Ageler.
Ajo këto komente i bëri në hapjen e një konference ndërkombëtare për të rinjtë që po mbahet në Ohër në organizim të Unionit të Rinisë – Krushevë, dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane.
Ageler, e cili ka vetëm tetë ditë në detyrë ka vlerësuar të arritura që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj.
” Nëse dikush do të më kishte thënë në 2013 se ky vend do të ndryshonte emrin për t’u bërë anëtari më i ri i NATO-s, do të kisha thënë se kjo nuk është e mundur. Por ju e ndryshuat. Edhe sot ju keni një sfidë të re për të ardhmen tuaj dhe të brezit tuaj, e ajo është integrimi në BE. Ky vend dhe këta qytetarë kanë bërë më se sa duhet për të hapur proceset e negociatave. Hyrja në BE do ta bëjë këtë vend më të begatë dhe më të qëndrueshëm”, theksoi ambasadorja amerikane Ageler.
Sipas saj, të rinjtë në Ballkanin Perëndimor përballen me sfida të mëdha, por ata kanë fuqinë për të përmirësuar situatën në vendin e tyre dhe për të kapërcyer sfidat. Duke inkurajuar pjesëmarrësit e konferencës, ai theksoi se të rinjtë janë një pjesë integrale që mund ta bëjnë rajonin elastik dhe demokratik me shtetin e së drejtës. Në këtë konferencë në Ohër po marrin pjesë rreth 50 të rinjë udhëheqës të sektorit civil nga Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia dhe Kosova.