Për herë të parë në botë, një organ u dhurua nga një person mbi 100 vjeç për arsye transplantimi.
Ndërhyrja u krye në spitalin San Giovanni di Dio në Firence javën e kaluar, kur një grua 100 vjeç e 10 muaj vdiq.
Mëlçia e saj u gjykua e përshtatshme dhe u transplantua me sukses tek një person i cili ndodhej në listën e pritjes në spitalin universitar të Pizës.
Transpalni i mëlçisë ka qenë i suksesshëm dhe pacienti është në gjendje të mirë.
Procedura përfaqëson kulmin e viteve të punës multidisiplinare klinike dhe studimit mbi përdorimin e donatorëve të moshuar, mbi të cilat qendra e transplantimit të Pizës dhe Rajoni i Toskanës kanë investuar për shumë kohë”, tha profesor Paolo de Simone.
Transplantimi i fundit nuk kishte ndodhur kurrë në botë dhe në Itali deri më sot.
Dhuruesi më i vjetër i organeve i regjistruar ndonjëherë në Itali, ishte një grua që vdiq në Fabriano në tetor në moshën 97 vjeçare./Abcnews.al