MPB-ja njofton se tre persona janë ndaluar pasditen e sotme për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes Shkëndija-Shkupi në Çair. Personat e ndaluar janë shoqëruar në stacionin policor të Bit Pazarit.
Ndërsa, po ashtu, edhe FFM-ja reagoi këtë pasdite duke i dhënë në tavolinë fitoren skuadrës së Shkëndijës me rezultatin 3:0. Kurse stadiumi i Shkupit mbetet përkohësisht i mbyllur për zhvillimin e ndeshjeve dhe FC Shkupi duhet të luaj të paktën 100 km larg stadiumit të tij në ndeshjet e ardhshme.
Tensione në ndeshjen Shkupi-Shkëndija në Çair filluan kur ekipi tetovar shënoi gol, ndërsa golashënuesi shkoi për të festuar afër tifo grupit Shvercerat.
Për të qetësuar ngjarjen, u desh edhe ndërhyrja e forcave policore.