Më datë 08.11.2022 rreth orës 09:00, zyrtarë policorë nga MPB Strugë kanë privuar nga liria P.D (49) nga fshati Lozhan i Strugës, i cili më herët në shtëpinë e familjes është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.