Më 14 nëntor mbledhje e përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me nevojën për sjelljen e Programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për dhënien e mbështetjes financiare për promovimin dhe zhvillimin e trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për transportuesit e vendit dhe të huaj, për periudhën 2023-2025, si dhe e miratoi Programin. Gjithashtu u miratua Dekreti për mënyrën dhe kriteret e dhënies së mbështetjes financiare për transportuesit ajror të vendit dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga përfituesit e mbështetjes financiare.

Në përputhje me këto vendime, Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në periudhën e ardhshme do të shpallë thirrje publike për dhënien e mbështetjes financiare kompanive ajrore që do të prezantojnë destinacione të reja ajrore për qytetarët.

Mundësimi i udhëtimit në destinacione shtesë në Evropë dhe botë do të nënkuptojë edhe mundësi të hapura për zhvillim ekonomik, promovim të turizmit dhe njohje dhe bashkëpunim mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit nga vendi ynë dhe nga vendet e tjera.

Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. .

Mbledhja është paraparë të mbahet më 14 nëntor të vitit 2022, në Shkup.