BIOLOGJI
TROFTA LIQENIT TË OHRIT – KORANI
SALMO LETNICA OCHRIDANA
Shkruar nga: prof. dr. M. Musai
Korani i liqenit të Ohrit – Salmo letnica ochridana, është peshk i familjes Salmonide – Troftë, është lloj në vehte, me të gjitha karakteristikat biologjike të troftave. Korani i liqenit të Ohrit, është peshk i ujërave të ambla, dikur ka qen i shpërndarë në gjithë Euroën . Prej kur u krijua fushëgropa e pare parahistorike e liqenit të Ohrit, ajo u mbush me ujë dhe me bot të gjallë shtazore, në veçanti me peshq me këtë lloj të troftës. Por prej krijimit dhe deritash, kan kaluar shumë milliona vjet, që trofta u është nënshtruar të gjitha ndikimeve të jashtme natyrore, të cilat si faktor ekologjik kan bërë trusni dhe ndikuar në ndryshimin e formës, pamjes, morfologjisë të jashtme të troftës, si dhe ndryshime të mbrendshme anatomike trupore të cilat përcillen përmes gjenetikes si veti trashëguese.
Izolimi i gjat dhe organizimi jetësor, me kushte të ndryshme jetësore Brenda liqenit të Ohrit, krijoi tre sublloje të troftave prej troftës të parë Salmo letnica ochridana apo specizime. Pra prej Koranit – Salmo letnica ochridana janë krijuar këto lloje të specizimeve si sub specie të cilat janë:
- Salmo letnica typicus – korani i Ohrit – Peshtanit (shumimin e kryen në muajin janar).
- Salmo letnica aestivalis – korani i Pogradecit (shumohet në muajin korrik – gusht).
- Salmo letnica balcanicus – korani i Strugës (shumohet në nëndor –dhjetor).
- Salmo letnica typicus – Korani i Peshtanit – Ohrit, ka trup më të shkurtër se llojet tjera të troftave të krijuara në liqenin e Ohrit, ka trup shpatuk më të ngjeshur me të gjërë dhe kokën e ka më të madhe, prandaj dallohet nga dy subspeciet tjera të krijuarat.illuara se Trofta e Peshtan – Ohrit, dallohet poashtu edhe për nga madhësia e syve, i kasyt më tëvogla, numrri i unazave në boshtin kurrizor është më i vogël. Në boshtin ekorrizit pra ka më pak vertebra se sa te troftat tjera. Kjo troftë shumimin e ban në muain janar). Trofta jeton në thellësi më të mëdhaja prej llojeve të subspecizimeve tjera.
2.Salmo letnica aestivalis – Korani i Pogradecit – dallohet prej dy subspecizimeve tjera, se ky peshk ka pamje më të zbardhukt, shumimin e kryen në muain gusht, ka bukurin e tij, poashtu ka mish shumë të shijshëm. Trofta e Pogradecit me të madhe gjuhet gjat muajve të verës. Midisi jetësor ku jeton Korani i Pogradecit rreth buzëbregut të liqenit të Ohrit në Pogradec, nuk ka thellësi të mëdhaja dhe ata kushte, kan ndikuar në struktuimin trupor të saj.
3.Salmo letnica balcaniccus – Korani i Strugës, për koranin e Strugës do të flasi në baz të vlerave evolutive të zhvillimit historike evolutiv. Korani i liqenit të Ohrit – Salmo letnica ochridana, gjat atyre miliona viteve, duke iu përshtatur jetës buzëbregut liqenor nga ana e Strugës si dhe duke jetuar në tërë gjatësinë e rrjedhjes së lumti të Drinit të Zi, përfitoi pamje të re me cilësi të ndryshme anatomike, morfologjike dhe gjenetike. Prej saj me ato ndryshime u krijua korani i Strugës, me vetit karakteristike që i ka edhe tani.
Korani i Strugës trupin e ka ma të gjat me formë boshtor, ka disa unaza më shumë kurrizore më shumë të tjerët si se dhe është peshk i përshtatshëm për jet në lum. Prandaj Korani i Strugës vazhdoi përsoshmërinë trupore ehe më shumë duke iu përshtatur jetës në lum, ajo krijoi një subnënspecie – Trofta elumit – Salmo trutta fluviatilis – fario.
Këtë teori më së miri e ka mbështetur dhe sqaruar ihtiologja e Institutit të Hidrologjisë në Ohër Haxhishqe. Ajo thot se prej Koranit të Strugës është krijuar nën apo subspecizimi tjetër, trofta e lumit – Salmo trutta fluviatilis – fario.
- Salmo trutta fluviatilis fario – Trofta e lumit – u krijua prej Salmo letnica balcanicus – Korani të Strugës. Trofta e lumit nëveçati gjat muajve të marsit, ishte shumë aktive dhe e shpërndarë gjat tërë rrjedhjes së lumit të drinit të zi, si dhe ishte banore e shumë prroskave me ujë bore, ujë të pastër të ftoht edhe me rrjedhje të shpejt.
- Salmo thymus ochridana – Belushka, është troftë e liqenit të Ohrit me karakteristika tjera prej troftave tjera që i përmenda. Belushka jeton në thellësi edhe më të mëdhaja dhe ka mish të shijshëm por trupi i saj nuk ka pigmente ashtu si kan troftat tjera.
Për shumë arsye mund ti përmendi shumë prroska të cilat përfundojn rrjedhjen e tyre në Drinin e Zi, nga të dyja krahët e rrjedhjes së lumit. Këtu bëjnë pjesë: Përroi i Belicës, Sateska, Përroi i vevçanit, Lumi Madh, Radika, Drini i Bardh dhe shumë lumej të tjer të cilët e shoqërojnë rrjedhjen e Drinit të Zi deri në Detin Adriatik. Tash kjo rrjedhje përplot pengesa, prej digave të hidrocentraleve, të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të peshqve, ngjales, pra të gjithë hidrobiontëve, ose më mirë të themi biodiversitetit liqenor.
Të gjitha troftat janë mishëngrënëse, me valenca të ngushta jete, me nish ekologjike karakteristike të kanibalizmit. Ata dallohen për nga shumimi që kryhet në periudha të ndryshme kohore si dhe për nga pamja dhe ndërtimi.
Me shumë keqardhje e them dhe e potencoj se faktori njeri e ka dëmtuar këtë faunë tipike të liqenit të Ohrit dhe del se faktori antropogjen e ka rrezikuar ekzistimin esaj. Për shumë arsye jam i revoltuar si biolog dhe dashamirës i natyrës se ne duhet të ndërtojmë kultura për zhvilim rritje, dashuri nadaj natyres dhe botës së gjallë me bindje ekologjike. Pra uji i liqenit të Ohrit nuk e ka atë cilësi higjenike që kishte dikur ngase bëhet ndotje prej faktorit njeri. Ne nuk kemi respekt dhe dashuri ndaj natyres, e cila një ditë do të na hakmerret.
- Salmo letnica ochridana – Korani i liqenit të Ohrit;
- Salmo letnica typicus – Korani Peshtanit – Ohrit;
- Salmo letnica aestivalis – Korani Pogradecit;
- Salmo letnica balcaniccus – Korani i Strugës;
- Salmo trutta fluviatilis fario – Trofta lumit;
- Salmo thymus ochridana – Belushka.