Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme do të vazhdojë me prezencë fizike, përcjell TV21. Nga MASH thonë se procesi edukativo-arsimor në shkolla do të vazhdojë të realizohet pandërprerë deri në fund të vitit.
“Masa e qeverisë për furnizimin e shkollave me energji elektrike me çmim të subvencionuar prej 95 euro për megavat orë është mbështetje e madhe për organizimin e pandërprerë të mësimdhënies në formë që është në interesin më të mirë për nxënësit – me prani fizike në klasa. Gjithsej 366 shkolla fillore komunale dhe 109 shkolla të mesme publike marrin mbështetje nga shteti për shkak të punës së pandërprerë dhe realizimit të misionit për shkak të cilës ekziston – edukimi i të rinjve. Në kushte të krizës, lidhur me marrëveshjen për furnizimin me energji elektrike, EMV do të krijojnë dukshëm shpenzime më të ulëta në buxhetin e komunave dhe të shtetit, me çka rritet siguria se procesi edukativo-arsimor në shkolla do të vazhdojë të realizohet pandërprerë deri në fund të vitit”, thonë nga Ministria e Arsimit.