Kovaçevski në Berlin: Ecim me shpejtësi drejt së ardhmes sonë evropiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Berlin është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se po vazhdon Procesi i Berlinit që ka nisur para 8 viteve, ndërsa thekson se sot do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike.

“Maqedonia e Veriut i ka nisur negociatat, me krenari dhe me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas, po ecim me shpejtësi drejt së ardhmes sonë evropiane. Por, Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, prandaj ne vazhdojmë me bashkëpunimin dhe zhvillimin intensiv si të vendit ashtu edhe të rajonit”, shkruan mes tjerash Kovaçevski.