Dikur një mbret të ri , por vizionar, kur e pyetën se çfarë do të bënte për të ndërtuar një shtet modern në vendin e tij , Ai u përgjegj:- Do të ndëtoj shkolla dhe burgje, pra arsim dhe drejtësi..”
Gazetari, Mentor Kikia , SHqip, 11.11. 2008
Jo rastësisht shënimin e sotëm e fillova me këtë thënie të mençur që është thënë ndoshta para shumë vitesh , por e thënë nga një njeri me vision të qartë për shkollën – rëndësinë e saj dhe për drejtësinë , e cila jo vetëm më para, por edhe tani nuk e luan rolin për të cilin është obliguar dhe e detyruar ta kryej me nder e me korrektësi.
Për të ndërtuar shtet modern, shtet bashkëkohor padyshim se dy çështjet kyçe janë arsimi dhe drejtësia, të cilat në shumë shtete ngurrojnë të kryejnë me korrektësi detyrën , që ia kanë parashtruar vetes. Këto dy fusha aq të rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e shtetit fatkeqësisht nuk e kryejnë me përgjegjësi detyrën për të cilën edhe janë të thirrur , edhe pse kur janë drejtuar në fakultetin gjegjës e kanë ditur se çfarë detyre me përgjegjësi i pret në të ardhmen.
Kështu, nga orientimi I gabuar në lëmën e arsimit të mesëm, kur i përfshijmë të gjithë nxënësit në të , duke e bërë të obligueshëm , ndoshta arritëm shkallë më të lartë të ngritjes intelektuale , por kemi lënë anash ndjekjen e zejeve ( zanateve ) , për të cilat çdo ditë e më tepër paraqitet nevoja, bile disa zeje shumë të nevojshme gati I kemi shojtur. Duke I përfshirë të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollimin fillor në atë të mesëm te shumë nxënës që ndoshta kishin talent për ndonjë zeje ne bëmë nxënës të pa interesuar për shkollë , bile të shumtit vijnë në mësim vetëm që të mos dënohen prindërit për rregullshmëri. Një e metë tjetër e proçesit të arsimit në vendin tone janë edhe programet mësimore tepër të ngarkuara . Me vite po mundohemi të bëjmë reforma , por sërish bëjmë në vend numëro- reforma s’ka askundi. Sot në vendin tone tregu I punës ka më shumë nevojë për kuadro të profileve të ndryshme- të zejeve të ndryshme e jo vetëm për mjekë, juristë, ekonomistë etj. Pra kujdes I veçantë duhet ti kushtohet arsimit profesional, ( drejtimeve siç jemi mësuar ta përdorim ). Nëse këtu flasim edhe për kushtet mizore nëpër shumë shkolla të vendit atëherë është e qartë se çfarë kuadrash mund të presim në të ardhmen, nga të cilët prêt shoqëria .
Shkolla është arma kryesore e shtetit për edukimin dhe arsimimin e individit në çdo shoqëri. Shkollimi I mirëfilltë shënon hapin e pare të njeriut për të hapëruar drejt ardhmërisë më të lumtur.Që të ndërtohet shteti modern , ashtu siç tha mbreti I ri , është e nevojshme që shkolla të përgatis persona me bagazh të caktuar njohurish, me veti më të mira të jetës shoqërore, morale dhe kulturore.
Njeriu në familje merr edukatën fillestare , pastaj në shkollë fiton arsimin , edukatën dhe kulturën , pra shkolla , arsimi , edukata janë tri hallka të pashkëputura në zinxhirin e proçesit të formimit të plotë individual dhe kolektiv të njeriut.
Shikuar nga aspekti kombëtar shkolla shqipe akoma nuk e ka marrë primatin që I takon për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja me idetë e arsimit bashkëkohor, të përgatitur për jetë në bashkëjetesë brenda një kombi dhe përbri kombeve të tjera.
Mbreti më kot nuk kërkoi shkollë dhe drejtësi, sepse shkolla moderne , bashkëkohore është në gjendje të përgatis kuadrër profesional-individë dhe personalitete me dinjitet, me sedër, të aftë të dine të vlerësojnë vetveten, të respektojnë të tjerët dhe të respektohet nga të tjerët.
E tërë kjo mund të arrihet kur shkalla e arsimit dhe edukimit kombëtar do të arrij shkallën më të lartë në piedestalin e arsimit botëror.
Pikërisht orientimi I gabuar shkollimit dhe prodhimi I tepërt I disa profileve në mungesë të profileve të tjara është bërë shkaktari kryesor i shpërnguljes së rinisë nëpër shtetet më të zhvilluara të Europës.
Shtrohet me të drejtë pyetja , cili është shkaku I migrimit masovik I rinisë ?
Shumica kanë gati të njëjtat përgjigje :
*Papunësia, kryejmë fakultetin e punë nuk kemi,
*Nuk kemi perspektivë për të ardhmen ,
*Korrupcioni I tepruar në tërë poret e jetës,
*Mungesa e drejtësisë-drejtësia e vonuar, anësore, proçese gjyqësore pa përfundim ,
*Shërbimi shëndetësor në nivel mesatar, spitalet në gjendje alarmante,
*Rënia e nivelit të arsimit, nga ai fillor deri në atë superior,
*Krijimi I dallimit të nivelit jetësor ndërmjet shtresave të ndryshme të popullatës, ndërmjet atyre që janë pasuruar ndoshta në mënyrë të paligjëshme dhe që bëjnë jetë luksoze dhe shtresave tjera që jetojnë në mënyrë mizore, kështu bëhet dallimi klasor i njerëzve në të pasur dhe të varfër. Kuptohet se njerëzit kanë të drejtë të kenë e të kërkojnë jetë më të mirë, të lëvizin, të mësojnë më shumë. E tërë kjo ndodh atëherë kur e humbin besimin se diçka të tillë mund ta arrijnë në vendin e tyre, pra mungesa e perspektivës për një të ardhme më të mirë i detyron të marrin rrugën e idhët të migrimit.
Këta dhe shumë shkaqe të tjera kanë ndikuar që sot shkollat tona që dikur numëronin me qindra e mija nxënës sot numërojnë fare pak. Nëse vazhdon ky trend i migrimit ndoshta shumë shkolla do të mbeten pa nxënës. Kujdes se e ardhmja mund të jetë edhe më e vështirë, më e rëndë se e sotmja.
Ku do ta gjejmë atë “mbret vizionar” ? Apo ndoshta është në mesin tone, por I pazbuluar !
Resul Bekteshi , Strugë