Duke marrë për bazë tërmetin e fortë të datës 26 nëntor 2019, në Durrës me rethinë dhe Tiranë, me një magnitudë prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, që u ndje edhe në një pjesë të Maqedonisë së Veriut, Strugë, Ohër dhe më gjerë, me magnitudë prej 5.1 ballë sipas shkallës së Rihterit. Me të gjitha pasojat dhe dëmet që shkaktoi, me 51 të vdekur nën rrënoja, qindra të plagosur, me dhjetra objekte të rrëzuara, me qindra objekte të deklaruara jasht sigurisë strukturore, të cilat tashmë kanë vendime për menjanimin e tyre ku një pjesë është në menjanim e sipër dhe me mijëra objekte të tjera të deklaruara me probleme të ndryshme strukturore, që kanë nevojë për të bërë meremetimin dhe sigurimin e tyre në baza dhe zgjidhje teknike profesionale, mendoj se cdo profesionist i kësaj lëmie nuk mund të mbetet imun, pa trajtuar të njejtën tragjedi, fenomen dhe përgjegjësi në këtë situate. Prandaj sado pak nga gjendja e krijuar dëshiroj të shpreh një mendim të thjeshtë apo edhe profesional, varësisht nga ajo se deri ne çfarë shkalle mund ta konceptoj si të tillë.
Poashtu, vlen të potencohet se tërmeti në fjalë shkaktoi ” tërmete ” në shoqerinë shqiptare, të shoqëruar me panikë të madhe në popullatë me ç’rast problemet dhe dilemat janë detektuar rreth funksionimit të organeve shtetërore, administratës së bashkësive të qyteteve, punën profesionale të arkitektëve dhe të inxhinjerëve, ndërtuesve dhe dukurive të tjera negative në shoqëri.
Mendoj se pas qetësimit të situates, në aspektin tektonik dhe emocional, kur dihen viktimat, pasojat, dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti, sot më shumë se kurrë nevoitet të bëjmë një sensibilizim institucional dhe shoqëror, se ku ndodhemi si shoqëri dhe si sillemi rreth kësaj çështje, rreth këtij fenomeni natyror dhe si duhet të sillemi apo çka duhet të bëjmë si qytetarë, si profesionistë të kësaj disipline, që sa do pak ti zvogëlojmë dëmet, viktimat, dhe pasojat, edhe pse këto janë gati të pashmangshme në raste të këtilla dhe të padiskutueshme.
Mendoj se puna e parë dhe fakti i parë që duhet ta dimë dhe ta mbjellim në veten tonë, si shoqëri, si instucione, si qytetarë, si profesonistë, si investitorë, si zbatues – ndërtues, ( se të gjithë ndodhemi në një regjion seizmik, që mund të arrijnë në magnitudën 8 ose 9 ballë, sipas shkallës së Rihterit ) është fakti se duhet të krijohen kushtet institucionale që të aplikohen standartet dhe normat për ndërtim të sigurtë dhe se tw përgatitemi për faktin që tani për tani termetet janë të pa parashikueshëm dhe të jemi të vetëdijshëm se si duhet të veprojmë dhe si të sillemi në atë mënyrë që i njejti të ketë më pak pasoja.
Administrata dhe organet përkatëse shtetërore nevojitet që në mënyre rigoroze të ndërmarin masa për kontrollin e cilësisë dhe dimenzioneve të sakta të materialeve ndërtimore, si në pikat doganore dhe në treg, armaturë, çelik, prodhimet e çelikut, betonit, prodhimet të deltinës, prodhimet e drurit, ashtu edhe tek nevoja për të pasur A-teste dhe fletë garance të të njëjtave, pa asnjë dyshim minimal.
Nevojitet pa asnjë justifikim që faktorët pjesëmarrës në procesin e ndërtimit të objektit, shërbimet administrative komunale kompetente për përpilim të planeve urbanistike, të definojnë zonat seizmike. Shërbimet administrative komunale kompetente për dhënjen e lejeve për ndërtim, investitorët, projektuesit, konstruktorët, zbatuesit, organet mbikqyrëse – supervizorët, duhet të jenë të Liçencuara dhe me autorizime përkatëse, kurse organet e Inspeksionimit të punimeve ndërtimore, të drejtat, obligimet në kompetencë të tyre ti kryejnë në bazë ligjore, sipas ligjit për ndërtim, dhe në përputhje me rregulloren dhe standartet përkatëse profesionale.
Kompromiset e mundshme që mund të jenë të dëmshme për sigurinë e objekteve, që më së shpeshti hasen në praktikë, si : Angazhimi i Pjesmarrësve të pa Liçencuar, dhe të pa autorizuar, përdorimi i materialit ndërtimor i cilësisë së dobët, mos kompletimi i të gjithë elaborateve e sidomos elaboratit gjeomekanik per vetitë e tokes ndertimore, mosekzaminimi, e mosshqyrtimi i shkallës së ngjeshjes së shtresave teknike për përmiresimin e vetive të tokës nga ana e Investitorëve, përpilimi i projekteve teknike nga ana e Projektuesve të pa autorizuar dhe pa përvojë, mos respektimi i ligjit për ndërtim, mos përfillja e rregullores dhe standarteve përkatese profesionale, kompletimi i pjesës së fazës konstruktive nga konstruktorët e autorizuar në mënyrë jo profesionale dhe sipërfaqësore, pa mbajtur llogari për idenë dhe stilin arkitektonik të projektit dhe objketit, gjë që detyron më pas organin mbikqyrës dhe zbatuesin të bëjnë kompromise në dëm të stabilitetit të objektit, mos angazhimi i inxhinjerit udhëheqës profesional dhe të autorizuar nga zbatuesi – ndërtuesi të Liçencuar gjat kohës të ndërtimit të objekteve, për shkak se të njëjtët janë të angazhuar formalisht, figurativisht sa për të mbajtur Liçensat e ndërtimit, dhe ndërtimi në përgjithësi kryhet në mënyrë anakronike, nga persona ,, me zanat të mësuar në objekt ,, dhe pa ndonjë përgatitje profesionale, paaftësi dhe përvojë përkatëse, pa njohur mirë rregullat dhe ligjet e ndërtimit, edhe pse me ligje janë të detyruar ta plotesojnë këtë kusht, si dhe shumë lëshimeve të tjera, krijojnë vakum dhe probleme në stabilitetin dhe sigurinë e objektit në tërësi, gjë të cilat mund të shkaktojnë dëme në rastë të ndonjë tërmeti me magnitudë më të lartë.
Dhe nga e gjithë kjo vlëne të potencohet se në të gjithë këtë procedurë përgjegjësia kryesore bie të jetë e investitorit dhe organeve shtetërore, pa përjashtuar edhe faktorët tjerë pjesëmarrës që i përmendëm me larte, por sidomos e investitorit sepse është ai i cili zgjedh dhe vendos se me cilët faktor dhe profesionistë do të krijojë raporte profesionale për të ndërtuar një objekt të sigurt. Përgjegjësia është dhe e shtetit poashtu sepse është ai institucion juridik i cili çertifikon ndërtesën, banesën, pasi i njëjti nevojitet të garantojë respektim të normativës ligjore për të krijura një shkallë sigurie të investitorit dhe shoqërisë në tërësi.
Dhe në fund, në situatën – kohën pas termetit u vërejtjën edhe dy dukuri shumë domethënëse në publik dhe në shoqërinë shqiptare, por që nuk është shumë larg edhe nga rethanat dhe përditshmeritë tona, dhe atë : 1. Nevoitet që në momentin e përpilimit të kontratës për shitëblerje të banesave ose ndërtesave të evidentuara në Agjensionin për Kadastar të Patundshmërisë, sepse vetëm me atë lloj dokumenti, mund të përpilohet kontrata në mes shitesit dhe bleresit, i gjithë dokumentacion kolaudimi – informacion, ti vihet në dispozicion blerësit. Kështu blerësi merr informacion të saktë dhe të shpejtë për të gjithë përgjegjësit, se cili është përpiluesi i raportit profesional që pasqyron komplet dokumentacionin për leje ndërtimi, faktoret pjesëmarrës në ndërtimin e objektit, dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit të objektit dhe kur i njejti – përpiluesi i dokumentacionit mer përgjegjësinë për lëshimin e objektit në përdorim, përveç dokumentacionit të siguruar në procedurë për legalizim të objektit kur nuk dihen cilët janë faktorët pjesmarrës në procesin e ndërtimit të objektit, veç investitorit dhe shtetit i cili legalizon objektin, që dëshmohet me anë të fletëpronësisë të siguruar nga Agjensioni për Kadastar të Patundshmërisë, që marin të gjithë përgjegjësinë për të njëjtin, dhe poashtu që…
2. Nevojitet te Themelohet një Drejtori – Agjension në nivel shtetëror për verifikim të gjendjes, sigurisë të ndëresave dhe organizim të punës pas tërmetit, i cili do të ketë në vete të punësuar konstruktor, inxhinjer dhe projektues, të cilët në mënyrë përmanente do të edukohen, aftësohen dhe përgatiten për raste dhe nevoja urgjente, për verifikim dhe ekzaminimin e shkallës së sigurisë së ndërtesave pas kalimit të shok situatës së pare. ,, Tërmeti nuk harron dhe aty ku e le situatën e dëmtuar tërmeti i fundit, vazhdon tërmeti pasardhës ,, që mund të shkaktojë situata akoma më problematike, me dëme më kolosale dhe me të gjitha ato komplikime të cilat i hasim dita ditës.
Të shpresojmë që situata të këtilla popullsia të mos përjetojë kurrë, por nevojitet të përgatitemi në mënyrë të pashmangshme, sidomos kur jemi duke jetuar në një kohë me sisteme dhe metoda të reja të ndërtimit, pavarësisht se ato mund të ndodhin.
LN – PROJEKTE – GROUP,
ark. Lulzim Nasufi.