Strugani Isnik Alimi – Drejt realizimit të ëndrrës

Strugani Isnik Alimi – Drejt realizimit të ëndrrës (www.strugapost.com)

Shpeshherë rruga drejt suksesit i ngjan labirinteve të panumërt që ndërthuren në mënyrë të çuditshme në këtë skenar të quajtur jetë. Hapat drejt realizimit të ëndrrës u ngjajnë betejave të titanëve , lufta e vështirë, ndërsa mbijetesa pothuajse e pamundur. Një skenar i kësaj natyre do të përgatitej edhe per Isnik Alimin i cili arriti që nga një vend i vogël si qyteti i Strugës ku perspektiva ishte një koncept akoma i paeksploruar të depërtojë në tregun evropian ne një moshë fare të re. Fillimisht do të kyçej në ekipin e Chievo Verona Primavera në Seria A ku dhe do të kurorëzohej me titullin kampion . Pas performancave të shkëlqyera me ekipe të ndryshme , kartonin e tij do ta blinte Atalanta Fc gjithashtu pjesë e Serisë A. Aktualisht 25 vjeçari strugan aktivizohet në Lega pro të Italisë , Fc Imolese , si huazim i Atalantës. Isniku është pjesë e padiskutueshme e ekpit në fushën e blertë. Në një prononcim për Struga post, Isniku shprehet optimist për vazhdimësinë e karrierës së tij dhe shpreson që në një të ardhme të afërt të sfidojë veten edhe në shtete të tjera ku zhvillohet futboll i mirëfilltë, megjithatë thekson se në këtë fillim sezon është i fokusuar për të dhënë maksimumin në aktivitetet e ekipit për të grumbulluar sa më shumë pikë në tabelë.
Strugani mbështetet shpesh në moton “Suksesi shpesh na shfaqet në forma të paimagjinueshme,nuk ka sekrete, por është rezultat i pergatitjes , punës së fortë dhe nxënies nga dështimet”.
Ne si redaksi e Struga post i urojmë sukses të mëtejme në të gjitha hapat e karrieres. www.strugapost.com