Ing. IMET ZIBA (1936 – 2015)

Ing. IMET ZIBA (1936 – 2015)

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai

Struga gjithëmon do të jetë krenare, për numrin e madh të intelektualëve që i ka pasur, arsimdashës dhe patriot, të cilët ja kan shtuar lavdin Strugës. Ne brezi pak më i ri që ishim nxënës të tyre, gjithëmon i kujtojmë me shumë respekt ish profesorët tan, intelektualët dashamirës, të shkencës, arsimit, kulturës, dijes, përtejdies dhe dashurisë kombëtare. Sot me shumë mall kujtoj ish profesorin Ing. Imet Zibën, i cili si intelektual i mirëfilltë, Strugës i mungonë shumë.
Ing. Imet Ziba lindi dhe u rrit në Livadhi të Strugës, shkollën fillore e kreu në Strugë, kurse të mesmen në Prishtin si dhe fakultetin Ing. i bujqësisë poashtu në Prishtinë.
Shkollimi i Imet Zibes prej atijë fillor dhe deri te kryerja e fakultetit të bujqësisë, ka qenë me shumë halle dhe vuajtje, për shumë arësye, ngase i përjetoi të gjitha vështirësit e kohës. I
ng. Imet Ziba ashtu si dhe disa profesor të tjerë, të cilët sot nuk jan gjallë, me shumë respekt i kujtojmë, por disa prej tyre janë shumë të moshuar, ne i kujtojmë për vlerat e tyre, në fushën e arsimit, artit kulturës, sportit dhe në veprimtarive të ndryshme si intelektualë të pazavendësueshëm.
Ata përcollen shumë gjenerata nxënësish, prej të cilëve shumica u bën intelektual të mirëfillt, në fusha të ndryshme shkencës dhe kulturës.
Si sot më kujtohet profesori Ing. Imet Ziba, i cili na jipte mësime prej lëdës së biologjisë dhe kimisë, atyre viteve të hershme 1966 e tutje. E kujtoj me shumë respekt, se në mësime ishte shumë praktik, duke ligjeruar dhe duke na bërë ushtrime, prej të dyja lëndëve.
Pra lirisht mund të them se ai ishte intelektuali, që ne nxënësit prej asaj kohe i lakmuam shkencat e natyrës: biologjinë, kiminë, bujqësinë, pylltarinë, farmaci si dhe fakultetin e mjekësisë. Të gjithë ne që ishim nxënës të tyre jemi krenar, se kishim profesor, të cilët vepruan si qiriu që shkrin vetëvehten dhe bën dritë për tjerët, ashtu edhe ata për ne kan bërë dritë diturie,prandaj driten e tyre e kujtojmë.
Ata me shumë angazhime të tyre na pregaditen për në Universitete të ndryshme në Prishtinë, në R. e Maqedonisë Veriore, në Beograd, Zagreb, gjithëkundi, ku regjistroheshin nxënësit e SHM gjimnazi “Vëllezërit Milladinovci” të Strugës. Pra të gjithë ne si kuadri i ri, u pregaditëm prej profesorëve të atij gjimnazi: Prof. Dr. Nuhi Vincës, Prof. Dr. Rahmi Tudës, Ing. Imet Zibës, Prof. Axhem Kicës, Prof. Iqmet Kicës, Prof. Mendi Dokos, Jusuf Skoros, dhe shumë profesorëve të tjerë, të cilët ishin dhe mbeten legjenda, për fushën e arsimit.
Kur kujtoj veçanërisht Ing. Imet Ziben, kujtoj dashurin e tij ndaj nesh, si pedagog, si arsimdashës edhe si njeri intelektual i pregaditur me shumë vlera të rralla patriotike. Prandaj ne ish xënësit e tyre jemi krenar, që patëm të atillë profesor, të cilët për të gjithë ne, janë kujtime të gjalla historie, të çështjes kombëtare dhe të arsimit në Strugë.
Zotri Ing. Imet Ziba, pas një kohe punësohet në sektorin, për zhvillimin dhe përparimi e bujqësisë në Komunën e Strugës. Ai punësohet në fushën e lëmisë, për të cilën ishte i kualifikuar, por në munges të kuadrit, për shumë vite dha mësim në gjimnazin e Strugës, prej lëndës së biologjisë dhe kimisë, deri në plotësimin e vedeve të punës, me kuadro të fakulteteve përkatëse. Por ne ish nxënësit Ing. Imet Zibës dhe profesorëve të tjerë, u jemi mirënjohës dhe i quajm hero të arsimit.
Ing. Imet Ziba kishte dije, kulturë, fjalor shumë të pasur prej intelektuali, ishte dashamirës i arsimit, i cili kurrë nuk përtonte të spjegojë, për gjithë atë që ishte i angazhuar dhe i obliguar, prej lëndës së biologjisë dhe kimisë. Pra kishte kulturë të veçantë shumë të madhe të intelektualit, kishte bindje patriotike, por kishte edhe humorin e tij, që na dispononte dhe na jepte kurajo për mësime, kur ne lodheshim.
I ndejri Ing. Imet Ziba, ishte intelektual i gjithëanshëm, por në veçanti ai shtoi dashuri edhe për përparimin e bujqësisë te bujqit e Strugës, lidhur për kulturën bujqësore,me dituri të reja bashkëkohore.
Ing. Imet Ziba mbante këshilla praktike, për kultivimin e pemëve, perimeve, për kultivimin profesional të mollëve, dardhave, qershive, pjeshkës, kumbullës dhe të gjitha pemëve tjera. Ai ishte shumë praktik dhe gjithëmonë në çdo kohë ishte midis bujqëve strugan, duke u mbajtur mësime për përdorimin e farave hibride, për perime të ndryshme si dhe për pregaditejen e tokës për lëvrim dhe mbjelljen e hortikulturave, shartimin dhe krasitjen e pemëve.
Sot të gjithë ne e kujtojmë Ing. Imet Ziben si ekspert në fushën e bujqësisë, për kultivimi e hardhive, si dhe të kulturave tjera të bujqësisë, por edhe si ish profesor, që vazhdimisht ja kemi pasur dhe ja kemi lakmi.
Ing. Imet Ziba, gjithëmon ishte praktik në përdorimin e preparateve të ndryshme, që sa më pak të përdoren gjat stërpikjeve të ndryshme të hortikulturave, me qëllim që mos të rrezikohet shëndeti përmes stërpikjes dhe gjat ngrënjes së ushqimeve, pra ai gjithëmon thoshte, stërpikja të mos të jetë e mbidozuar prej insekticideve, herbicideve dhe fungicideve të ndryshme,të cilat munden të jenë të damshme për shëndetin.

Ing. Imet Ziba merte pjesë në të gjitha seminaret, brenda dhe jashta shtetit të ish Jugosllavisë, dhe R.së Maqedonisë Veriore. Ai vazhdimisht, sillte novitete në fushën e bujqësisë, për mjete të ndryshme të agrokluturës dhe agroteknikës. Prandaj bujqit e Strugës kishin zotin e tyre, Ing. Imet Ziben i cili kujtohet me krenari dhe kënaqësi gjithëmon prej të gjithë atyre dhe prej gjithë nesh.
Të kuptohemi se fjalët miradie për atë intelektual aq të madh, ku me dijtë se sa të shkruhet nuk mjaftojnë, por ishte kënaqësi që kujtoj ish profesorin, pedagogun dhe ish intelektualin e vlerave të rralla për Strugën.
Ne nxënësit tu gjithëmonë do të shpalojm kujtime dhe vlera patriotike dhe intelektuale, të cilat i kemi kujtime të pashlyera, në mendjen tonë, prandaj u kujtojmë me shumë respekt.