Zelensky: Rusёt po planifikojnё hedhjen nё erё të një dige në Kherson

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmёruar se Rusia po planifikon tё hedhë nё erё hidrocentralin ”Kakhovka”, nё rajonin Kherson.

Nё njё video tё dёrguar samitit tё BE−sё‚ ai shtoi se “Rusia po krijon qёllimisht bazёn pёr njё katastrofё tё madhe nё jug tё Ukrainёs”, shkruan ATSh.

Zelensky shtoi se “Kievi ka njoftuar se Moska ka minuar vendin” dhe se ”po planifikon njё sulm”.

Presidenti njoftoi se bombardimi i hidrocentralit do tё kishte shumё pasoja pёr qytetin e Khersonit.

Ushtria ruse po largon çdo ditë njerёzit nga zona e Khersonit.

Moska e ka justifikuar kёtё veprim si njё kundёrsulm tё mundshёm ndaj Ukrainёs.

Ushtria ruse po pёrdor raketa dhe dronë iranianë pёr tё goditur infrastrukturёn civile tё Ukrainёs.