Kapet i dyshuari për vjedhje në Komunën e Strugës

Sot (20.10.2022) në ora 09:00 në Strugë, oficerë policorë nga Njësia për Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria një të mitur nga Struga. Ai dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje” në një zyrë në Komunën e Strugës dhe në një dyqan celularësh në rrugën “ Proleterski Brigadi ” në Strugë. Gjërat e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të tyre. I mituri është ndaluar në stacionin e policisë dhe do të intervistohet në prani të prindërve. Për ngjarjen do të njoftohet edhe Qendra për Çështje Sociale nga Struga. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik ndaj tij do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami