Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara kryer 598 teste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të reja me COVID-19.
Nga numri total i rasteve pozitive (34), janë regjistruar 9 riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (72 vjeç) dhe Prilepi (77 vjeç). Një person ka humbur jetën në shtëpi dhe një në spital. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 17.09 deri më 01.10.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.756, numri i të shëruarve është 333.880, numri i atyre që humbën jetën është 9.556 dhe numri i rasteve aktive është 320.