Rryma bie në burs, por jo edhe në fatura!

Çmimi i energjisë elektrike ka rënë përgjysmë në bursat botërore, por kjo nuk pritet të reflektohet në uljen e faturave të rrymës për qytetarët, shkruan Alsat.

Duke parë bursën hungareze HUPEX, nga e cila bazohet edhe çmimi i rrymës në vend, ka shënuar rënie rreth 50% që kushton 109€, ndërsa javën e kaluar u shit 200€.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se këto tendenca janë rezultat i uljes së kërkesës së kompanive duke i vënë çelësin derës për shkak se operonin me humbje të mëdha për shkak të çmimit blerës të energjisë elektrike.

Ish-kryeministri Zoran Zaev, në cilësinë e afaristit tha se autoritetet janë të vetëdijshëm se nëse nesër do të ketë rritje të kërkesës për energji elektrike, që ndodh gjatë dimrit, çmimet do të rriten menjëherë.

“Sipas meje kjo i referohet vendimeve të BE-së për ta rregulluar, përkatësisht të kufizoj çmimin maksimal të rrymës. Posa filluan procedurat për vendime menjëherë u stabilizuan tregjet energjetike. Çmimi formohet, e di çdo ekonomist por edhe studentët e rinj në bazë të kërkesës dhe ofertës. Kur ka ofertë më të madhe se sa kërkesa atëherë çmimi bie, kur ka kërkesë më shumë se oferta atëherë çmimi rritet”, tha Zoran Zaev, Ish-kryeministër.

Se po bëhen keqpërdorime në emër të bursës e theksoi edhe Rektori i UEJL-së Abdulmenaf Bexheti. Ai si ekonomist tha se duhet bërë konfiskimi i profitit të bizneseve që shfrytëzojnë krizën si në disa shtete.

Bexheti tha se çmimet bazike në bursë janë rritur 35% kurse në Maqedoni 120%, por rryma importohet njësoj.

“Kjo nuk është në rregull, në këto kushte dhe këto rrethana shteti duhet të funksionoj në kontrollimin dhe menaxhimin e çmimeve në mënyrë më efikase si nga prodhuesit ashtu edhe nga importuesit. Pa dyshim që mundohen ta bëjnë me marzhën, por nuk është e mjaftueshme. Ka shtete, të cilat mendojnë edhe për konfiskim së super profiteve në periudhën e krizës”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL-së.

Por, vendi ynë nuk ka arritur akoma të siguroj deficitin prej 30% të energjisë elektrike. Sipas EMV-së është rritur prodhimin vendor, duke siguruar nga kapacitetet e veta rrymë për një pjesë të ekonomisë vendore, të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Ata thonë se me kthimin e bllokut 1 në TEC-Manastir brenda një ditë prodhojnë rreth 12,000 MËh energji elektrike, duke iu bashkangjitur edhe termocentralet TEC-Osllomej dhe TEC-Negotinë.

Ndërsa në hidrocentralet e vendit dhe në parkun e erës Bogdanci prodhohen rreth 400 MËh në ditë. Por, gjatë dimrit importi i rrymës është i domosdoshëm./ Alsat.mk