Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara (nga data 14.10 deri më 16.10.2022) janë kryer 953 teste ndërsa janë regjistruar 80 raste të reja me COVID-19.
Nga MSH njoftojnë se në të njëjtën periudhë janë regjistruar 118 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 3 ditëve të fundit (14.10 – 18.10.2022) janë raportuar dy persona të vdekur nga Shkupi (80) dhe Gostivari (70). Të dy personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 343.665, numri i të shëruarve është 333.824, numri i të vdekurve është 9.553, ndërsa numri i rasteve aktive është 288.