Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,43% në raport me vendimin e datës 12.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 1,57%, nafta ka ulje për 1,624%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,02% dhe te mazuti ka ulje për 4,209%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është në rritje për 1,071%.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 nuk ndryshojn.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-98 ka rritje për 0,50 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe EKSTRA I LEHTË (EL-1), ka ulje për 0,50 denarë/litër

Çmimi i shitjes me pakicë të MAZUTIT M-1 SU ka ulje për 0,886 denarë/kilogram.

Nga data 18.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 103,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 98,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU – 51,034 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 18.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivative të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.