BUKURI QIELLORE – Poezi nga poeti strugan Prof. Xheladin Muça

BUKURI QIELLORE

Ky liqe ka diçka në zemër
Edhe kur qesh edhe kur qan
Në gjirin e tij
Dy mjellma të zeza mban

Aty në breg ku vala prehet
Shpirti i poetit dehet e dehet
Mjellma të zeza mjellma të bardha
Në gjoks liqeni i mbanë

Të zezat mjellma rrufetë si trembin fare
këngëtari dogji këngën me kitare
Të bardhat mjellma fine
Vajza qan me violinë

Të lutem varkë,të lutem erë
Mjellmat e mia ti ledhatosh
Mjellmë e bardhë,mjellmë e zezë
Poetin nga ëndrra të mos ma zgjosh!