Kovaçevski në Prilep me partinë e tij, e Mickoski në Shkup. Të dy folën për të njëjtën temë… Ardhmërinë evropiane. Për Kryeministrin, shteti është në rrugë të drejtë, e opsioni tjetër vetëm se mund ta izolojë shtetin.
”Në këtë moment në këtë shtet kemi dy koncepte politike. Njëri koncept që e drejtoj unë, është koncepti për Maqedoni Evropiane. Ky është koncept e cili do të thotë ardhmëri evropiane me kokën lartë, me gjuhë maqedonase dhe identitet të mbrojtur dhe të ulur në një tavolinë të madhe ku të gjithë janë të barabartë në Bruksel. Këtë e konfirmon edhe marrëveshja e fundit me Frontex të cilën shumë shpejt duhet ta nënshkruajmë. Koncepti tjetër është ai i opozitës, i VMRO DPMNE-së. Ai koncept e kthen shtetin në të kaluarën dhe në izolim. Populli të qëndroj i vetmuar, i hidhëruar me botën dhe me BE-në” – tha Kovaçevski.
E për Mickoskin, matje reale se deri ku jemi në rrugën e euro-integrimeve është raporti i fundit i Komisionit Evropian.
”Ky raport është shembull klasik që demanton të gjitha gënjeshtrat e pushtetit se janë të fokusuar në agjendën evropiane. Ata janë të fokusuar vetëm në vjedhje, gënjeshtra dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të tradhtisë dhe sipas bindjeve të tyre kjo do të thotë përparim drejt ardhmërisë evropiane. E këto pohime dallojnë prej të vërtetës që e keni në raport, ku në 35 pjesë janë konstatuar hapa prapa dhe kjo është poshtëruese për Maqedoninë, Qeverinë për të gjithë ne. Shpresoj që së shpejti do të ikë kjo qeveri dhe do të vijë një qeveri tjetër e udhëhequr nga VMRO DPMNE e cila do të jetë më ambicioze dhe me të vërtetë do të nis rrugën drejt anëtarësimit në BE” – deklaroi Mickoski.
Edhe pse Kovaçevski disa herë bëri thirrje për front pro-evropian, ftesë zyrtare deri te Mickoski nuk ka ardhur. Kreu i opozitës thotë se ata e patën shansin kur mundët të vendosin për ardhmërinë e shtetit, tani është koha të largohen.