Ministri i Shëndetësisë i Turqisë tha se të paktën 28 minatorë vdiqën në shpërthimin në minierën Bartin.
“Po bëjmë gjithçka për të përmirësuar gjendjen e 11 pacientëve të shtruar”, tha Fahrettin Koca.
Në shpërthimin në minierën e qymyrit në provincën Bartin, në veri të Turqisë, humbën jetën 28 persona dhe dhjetëra mbetën të bllokuar nën tokë.
Shpërthimi ndodhi 300 metra nga hyrja e minierës dje rreth orës 15:15, tha zyra e guvernatorit Bartin.
Në momentin e shpërthimit, në minierë ndodheshin rreth 110 persona, pothuajse gjysma e tyre në një thellësi 300 ose 350 metra nën tokë.
Në vendin e shpërthimit janë dërguar 149 persona, me pesë automjete dhe 31 autoambulanca.