Ndërrimi i orës – Ja kur pritet të merret një vendim

Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është ende duke analizuar mundësinë e vazhdimit të orës verore edhe gjatë dimrit, megjithëse ministri i këtij dikasteri Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se vendimi duhet të jetë gati deri në fund të javës.

Është kërkuar mendim nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA)dhe Byroja e Metrologjisë dhe sapo të merret mendimi i tyre, siç tha dje ministri Bekteshi, analiza do t’i dërgohet Qeverisë, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar.

Vendimi nëse do të mbahet koha verore apo do të kalohet në orën dimërore duhet të merret në fund të këtij muaji.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën tha se analizat do të tregojnë se çfarë vendimi do të merret.

Ora dimërore fillon nga fundjava e fundit e tetorit, kur akrepat e orës zhvendosen një orë pas.