Geer: RMV duhet të zbatojë reforma në administratë dhe ta intensifikojë luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i BE-së në Shkup David Geer, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, i cili u publikua gjatë ditës së djeshme.

Geer theksoi se procesi i skriningut duhet të shkojë paralelisht me reformat dhe se në zbatimin e tyre duhet të përfshihen të gjithë akterët politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Procesi i skriningut që po vazhdon pozitivisht, duhet të shkojë paralelisht me reformat. Vendi duhet të zbatojë reforma intensive në administratën publike, por edhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit”.

“Situata ka ndryshuar. Tani RMV është shtet negociator. Kjo në vente mban shumë mundësi por edhe përgjegjësi, por nënkuton se ka urgjencë për të vazhduar me reformat dhe ka nevojë për më tepër dinamikë në progresin e reformave dhe për këtë ky raport ka rëndësi të veçantë”, tha Gee në konferencën e përbashkët me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.