Ukraina rrëzon katër helikopterë rusë brenda 18 minutave

Forcat e armatosura ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta në jug të vendit.

Njësitë e raketave kundërajrore të Forcave Ajrore të Ukrainës mësohet se kanë goditur aeroplanin rus mes orës 8:40 dhe 8:58 të mëngjesit të sotëm, raporton skynews.

Forca Ajrore në një deklaratë për media shkruan se “Misioni luftarak u krye me dy helikopterë të tjerë, kështu që ka një probabilitet të lartë se numri i helikopterëve të rrëzuar të rritet”.

Ai tha se një helikopter rus, që mendohet të jetë Ka-52, u rrëzua në territorin e çliruar së fundmi nga militantët e mbështetur nga Rusia, ndërsa pjesa tjetër u rrëzua pas linjave të armikut.

Aeroplanni rus kishte “siguruar mbështetje zjarri për trupat okupuese tokësore në drejtimin jugor” kur ato u qëlluan.

Burime pro-ruse konfirmuan pjesërisht pretendimet në aplikacionin e mesazheve Telegram.