Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetori, delegacioni qeveritar, i udhëhequr nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me nderime të larta vendosi lule të freskëta te Memoriali Përkujtimor në Kumanovë.
Në delegacionin qeveritar në Kumanovë janë edhe Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë zhvillohet manifestimi qendror “Gjithmonë në anën e drejtë” kushtuar festës shtetërore, në të cilën do të mbajë fjalim Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Për nder të luftëtarëve të rënë, si pjesë e delegacioneve zyrtare, lule të freskëta vendosën edhe Unioni i Luftëtarëve, delegacioni i Kuvendit, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Komunës së Kumanovës, delegacioni i korit diplomatik dhe partitë politike.