Trençevska: Deri të martën do të shpallen masat kundër krizës

Në fazën finale janë masat të cilat do të mbështesim kategoritë më të cënuara të qytetarëve, theksoi ministrija për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska.

“Javën e ardhshme, shumë shpejt do të bëhet e ditur se cilat grupe do të jenë të mbuluara dhe sa do të kenë përkrahje qytetarët në periudhën e ardhshme, e gjithë kjo me qëllim që të plotësohen të gjitha kategoritë e cenueshme të krizës, tha Trençevska.

Po shqyrtohet opsioni nëse do të shpërndahen vauçer apo do të derdhen mjete mbështetëse në llogaritë e qytetarëve apo do të ketë kupona për blerjen e produkteve vendase.