Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për lehtësim të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit

Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmyhal, u nënshkruan solemnisht vendimet, duke plotësuar dhe rishikuar Marrëveshjen ekzistuese të Tregtisë së Lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim të lehtësimit të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit midis dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimet janë nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kaçka.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski edhe një herë konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të qartë për vendin dhe popullin ukrainas, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Kryeministri Denis Shmahil falënderoi delegacionin Maqedonisë së Veriut mbështetjen e madhe që vendi i jep Ukrainës.

Në biseda, kryeministri Kovaçevski ka treguar se aderimi në aktivitetet dhe politikat e BE-së dhe botës demokratike, për ne si shtet do të thotë të qëndrojmë në anën e duhur, në momentin e duhur.