Popovski: Për momentin Qeveria duhet të ulë çmimet, na presin probleme të mëdha

Ish ministri i Financave, Nikolla Popovski tha se për momentin është e rëndësishme që Qeveria të ulë çmimet ose të parandalojë rritjen e tyre dhe nëse ajo nuk e bën këtë na presin probleme shumë të mëdha ekonomike.

Mendimi im është se për momentin më shumë duhet të kujdesemi për stabilitetin e çmimeve, rritjen, nëse humbin një, dy ose tre mujorë, kjo nuk do të thotë asgjë, do të rikthejmë. Por nëse prishet stabiliteti i çmimeve me afat të gjatë, të gjithë tre mujorët në të ardhmen do të paraqesin problem ekonomik. Kështu që mendoj se ky është prioritet, megjithatë mbi këtë vendos Qeveria e jo ne, tha Popovski.