LSDM: VMRO-DPMNE po manipulon, e sulmojnë Kovaçevskin se është i ndershëm

Konkretisht, për këtë kompani Pixel Group Doo Shkup, Dimitar Kovaçevski nuk është pjesë e strukturës pronësore dhe as pronar, kështu reagojnë nga LSDM për aferën “Llogaritësi” të publikuar nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thonë se me 28 shtator 2020, Dimitar Kovaçevski e ka tërhequr plotësisht shumën e mjeteve financiare të investuara për të siguruar likuiditetin fillestar të kompanisë.

“Është bërë e ditur publikisht, që ai t’i përkushtohej plotësisht detyrës që mbante në atë kohë, ushtrues detyre i ministrit të Financave. Të gjitha këto mund t’i shohë në anketën e Kryeministrit.

VMRO-DPMNE është e dëshpëruar, e sulmon kryeministrin Kovaçevski sepse është i ndershëm dhe punon për qytetarët, ndërsa Mickoski lufton për tenderë dhe komisione. Se bëhet fjalë për manipulim të sajuar të VMRO-DPMNE-së, shihet nga fakti se përmendin ndihmën shtetërore për kompanitë, e cila vlen për të gjitha kompanitë që i kanë plotësuar kushtet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.