“O TEMPORA ! O MORES!”-“OH KOHËT! OH ZAKONET” – Muhamet Borova nga Struga

“O TEMPORA ! O MORES!”-“OH KOHËT! OH ZAKONET”
Derisa jetojmë diçka mësojmë.Çdo ditë diçka ndryshon,dikur më ngadal, sot më shpejt.Çdo gjë u shndërua në interes dhe për interes bëhet çdo gjë.Sot jemi dëshmitar për lëvizjet retrograde që na ndajnë nga familjet dhe të afërmit, mendimet iracionale si “kristale” të tejdukshme kanë zën vend në logjikën e njeriut.Dikur mendoheshte për lumturin më të madhe,për më shumë njerëz, sot mendohet vetëm për lumturinë personale.Fëmijët mendojnë për prindërit,për motrat dhe vëllezërit derisa nuk kanë formuar familje. Pas martesës vëllai fillon ti xhelozoj vëllait, motra motrës i shkakton dhimbje,prindërit e moshuar bëhet pengesë, mysafirët të tepërt.Prindërit tërë jetën e harxhojnë që nga biri i tyre të bëjnë një mashkull të shëndoshë me mendje të shëndoshë,por kur martohet atë gruaja për dy ditë e bën rob të saj ,që e detyron prindërit e tij ti shoh si “lecka të harxhuara”. Derisa njeriu është i lirë,i fuqishëm dhe i pasur ai luan me jetën,luan me të tjerët,por në pleqëri jeta do të luajë me të, për pendime atëherë do të jetë vonë.Derisa respektin, e shohim vetëm nga aspekti i parasë,respekti do të zgjasë derisa se kemi para.Nderi dhe morali nuk blihen me para,çdo gjë kalon por e mira,dhe dashuria mbeten.Ai që ka urejtje e mundon veten,ai që është altruist e lumturon veten!Xhelozia dhe lakmia janë “ndryshku” i zemrës.Kush e ka këtë “ndryshk” i humb vitet më të mira të jetës!
PS
(Për këtë shkrim u inspirova nga E diela shqiptare TV Klan “Shihemi në gjyq”)