Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot dha dorëheqje duke i hapur mundësinë kabinetit të ri qeveritar të organizojë zgjedhje të parakohshme, ka shkruajtur “Washington Post”, përcjell SHENJA.
“Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme duke shprehur zhgënjim dhe mllef pas vendimit të BE-së vitin e kaluar për të mos i filluar nëgocitata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan gazeta amerikane.
“Washington Post” shton se sipas marrëveshjes mes partive kryesore në vend, tashmë ish ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është emëruar në pozitën e kryeministrit në Qeverinë e përkohshme.
Gazeta amerikane gjithastu shkruan se edhe pse Qeveria e Zaevit e zgjidhi kontestin shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë së atëhershme e që si rrjedhojë shteti mori emrin e ri Maqedonia e Veriut, vendi sërish nuk mori dritë jeshile nga BE-ja për hapjen e negociatave qasëse. Franca e mbështetur edhe nga Holanda dhe Danimarka, e bllokoi zgjerimin e Unionit duke kërkuar reforma në procedurën e anëtarësimit në BE, shkruan më tej “Washinton Post”.