Presidenti i Kolumbisë: E kemi humbur luftën kundër drogës, mund të legalizojmë kokainën

Presidenti i Kolumbisë ka deklaruar të premten se “lufta kundër drogës ka dështuar”.

Gjatë fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara sugjeroi ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet e vendit për drogën që mund të përfundojnë në legalizimin e kokainës.

Gustavo Petro, një ish-luftëtar gueril dhe presidenti i parë i majtë i vendit të Amerikës Latine, mori detyrën si president muajin e kaluar.

Ai bëri fushatë me një zotim për të bashkuar vendin thellësisht të ndarë, duke premtuar se do të luftojë kundër pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike dhe të arrijë paqen me rebelët e majtë dhe bandat e krimit.

Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, duke zënë 64 për qind të të gjithë drogës në vitin 2019, sipas raportit të fundit të OKB-së. Vendi është burimi i më shumë se 90 për qind të drogës së kapur në Shtetet e Bashkuara dhe është shtëpia e zyrës më të madhe të Administratës së Zbatimit të Drogës jashtë shtetit.

Lufta kundër drogës, e nisur nga Richard Nixon në 1971 dhe e përhapur masivisht nën Ronald Reagan në vitet 1980, i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara mbi një trilion dollarë dhe megjithatë nuk ka arritur të reduktojë përdorimin e drogës: vdekjet nga mbidoza në SHBA u rritën me 15 për qind vitin e kaluar.

Petro, 62 vjeç, bëri fushatë për një strategji të re ndërkombëtare për të luftuar trafikun e drogës, duke thënë se lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër drogës ka dështuar.