Michel: Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kur një shtet anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit fillon një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikuar, një luftë e dënuar nga Asambleja e Përgjithshme, pezullimi i anëtarësimit duhet të jetë automatik, sipas mendimit tim,” tha Michel, duke aluduar për pushtimin rus të Ukrainës.

“Përjashtimi duhet të jetë përdorimi i të drejtës së vetos, por është bërë, e kemi pare. Reforma është e nevojshme dhe urgjente”, shtoi Michel duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit – SHBA, Franca, Britania, Rusia dhe Kina  kanë të drejtën e vetos mbi vendimet e organit më të lartë të OKB-së. Vendimet e KE janë ligjërisht të detyrueshme. Sipas Kartës së OKB-së, ajo ka “përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit dhe t’i hiqet e drejta e vetos për shkak të luftës që nga shkurti./abcnews.al/