Me datë 21.09.2022 në ora 17:45, zyrtarë policorë nga Njësia për
Punë të Brendshme Strugë kanë privuar nga liria N.D.(49) nga fshati Oktis i Strugës pasi me send metalik në afërsi të spitalit në Strugë e ka sulmuar A.Sh.(54) nga i njëjti fshat. Më herët, rreth orës 12:00, ata u raportuan se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në fshatin Oktis duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia Për Punë të Brendshme Strugë do të ngrejë paditë e duhura. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami