Qeveria mban mbledhjen e rregullt, këto janë pikat e rendit të ditës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 20.09.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 83-të.

Në mbledhje mesa tjerash, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësuar nga Qeveria, për procedurat e veçanta për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni për Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Instrumentit për ndihmë para-aderuese (IPA III).

Gjithashtu, sipas rendit të ditës, para ministrave do të gjendet Informacioni për punën e grupit ndër-sektorial konsultues dhe këshillëdhënës për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat për vitin 2021, propozuar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.